Sherbimet Tona

HOLOGRAMET

Efektet holografike që ne ofrojmë janë momente arti, teknologjie dhe emocioni të ndërthurura në një eksperiencë të paharrueshme.


Çdo hologram është një histori që merr jetë para syve të publikut, duke krijuar ndjesinë sikur e pamundura bëhet e prekshme.


Qoftë në evente kulturore ku duam të risjellim histori dhe legjenda shqiptare, në festa private ku surprizat kthehen në kujtime të pavdekshme, në koncerte ku arti vizual bashkohet me muzikën, apo në aktivitete turistike ku spektakli shndërrohet në atraksion kryesor – hologramet tona e bëjnë çdo moment të duket si pjesë e një filmi futurist.


Me FZA Company, e ardhmja nuk është thjesht e imagjinuar – ajo ndodh këtu, në moment, përpara syve tuaj.

EKRANET E UJIT

Ekrani prej uji është një teknologji inovative. Ky ekran nuk është një strukturë e zakonshme, por një sipërfaqe magjike që shfaqet mbi ujë, duke tërhequr vëmendjen e publikut në mënyrë të jashtëzakonshme.Një mënyrë unike për të treguar markën tuaj, mesazhin tuaj, historinë tuaj....


Nga bizneset dhe institucionet, deri tek eventet private e shfaqjet kulturore.

  • Bizneset që duan të shfaqen ndryshe dhe të lënë gjurmë.
  • Institucionet dhe bashkitë që kërkojnë të rrisin imazhin e qytetit me atraksione moderne dhe inovative.
  • Eventet private si dasma, ditëlindje apo surpriza që duan të mbeten të paharrueshme.
  • Turizmi & kultura – për të krijuar shfaqje që kthehen në magnet për vizitorët.